Dominik Livakovic (28), zbarkoi sot në Stamboll për ekzaminim mjekësor dhe nënshkrimin e kontratës me Fenerbahçen.
Portieri i parë i kombëtares kroate doli para tifozëve në stadium, të cilët e pritën me entuziazëm dhe menjëherë filluan t’i brohorasin emrin, transmeton GazetaBlic Sport.
Livakoviç u largua nga Dinamo pas tetë viteve.
Dominik Livaković being presented to the fans of Fenerbahce. ?pic.twitter.com/d6jUFLko3m
— ?? (@TheCroatianLad) August 24, 2023
Që atëherë, ai është paraqitur 290 herë për Dinamon. Ai fitoi gjashtë tituj të Kroacisë dhe dy Kupa dhe u bë portieri i parë i Kroacisë, për të cilin ka 45 ndeshje. Pas largimit të Arijan Ademit, ai ishte kapiten i Dinamos dhe atë post pas tij e mori Bruno Petkoviq.
/GazetaBlic Sport/


