Shkruan: Gani Dreshaj
Në dukje partitë dhe grupet terroriste duket se ndajnë të paktën një gjë të përbashkët: një përkushtim për arritjen e ndonjë qëllimi politik ose qëllimi publik.
Qëllimi politik i Listës Serbe nën drejtimin e Qeverisë Serbe është ndryshimi i gjendjes De-facto për De-juro në tavolinën e negociatave.
Duke parë brishtësinë dhe tejzgjatjen e negociatave nga BE-ja, Serbia dhe Lista Serbe kanë krijuar rrethana që krimi i organizuar, korrupsioni, monopoli dhe përfaqësimi i Serbëve të drejtohet nga organizata Paramilitare e Radojqiqit, Lista Serbe.
Me vendosjen e grupeve Paramilitare dhe krijimin e celulave paraushtarake në Veri të vendit kishin synim të përfitonin elementin ushtarak/sigurisë, në kuadër të Asociacionit.
Kjo do të mundësonte krijimin e bosnizimit dhe republikës Serbska, në Kosovë.
Grupet terroriste, konsiderohen si organizata me qëllime politike, me anë të përdorimit të dhunës, krimit, dhe poshtërimit, synojnë të anashkalojë ose shkatërrojë procesin politik demokratik.
Kosova, “diplomacia jonë” duhet të punojë që para negociatave dhe zgjedhjeve të reja të shpallin Listen Serbe Jo Kushtetuese.
Në Kosovë, kemi Serb të cilët punojnë dhe jetojnë të integruar në Kosoven e pavarur, ku siguri dhe integrimi i tyre NUK ndyshon nga pjesa tjetër qytetare.
Qeveria e Kosovës duhet të investojë dhe të hapë mundësinë për një organizim politik që përfaqëson Serbët e Kosovës dhe Jo Serbinë.
Ka ardhur koha kur vendimet politike duhet të jenë orientim afatgjatë.