Lajme

Lista Guxo kërkon postin e MSH-së- Çfarë thotë Bajqinovci i VV-së?

10/06/2022 18:52
nga:Genita C

Pas dorëheqjes së Ministrit Latifi, postin e ministrisë së Shëndetësisë po e kërkon Lista GUXO.

Lidhur me këtë GazetaBlic, ka kontaktuar me deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovcin i cili thotë se nuk ka shumë informacione për këtë çështje.

Bajqinovci thotë se kontrata me Listës Guxo dhe VV-së është bërë nga liderët e këtyre partive, teksa thotë se sipas koalicionit qeverisës vendoset për kreun e ardhshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Unë nuk kam ide, sepse kontratën mes Listës Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje e kanë bërë liderët. Sipas koalicionit qeverisës vendoset për kreun e ardhshëm të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Bajqinovci.

I pyetur për dorëheqjen e Latifit, Bajqinovci u përgjigj shkurt: “Jam jashtë rrjedhave për shëndetësi”.

“Guxo” propozon kandidatin e saj për ministër të ri të Shëndetësisë