Lajme

Lirohet nga burgu ish-ministri shqiptar

12/11/2025 12:08
nga:G B

Ish-ministri shqiptar i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga burgu pas kater vitesh.

Shkalla e parë e gjykatës së posaçme ka shuar masën, raporton TCh.

Çështja është kthyer për rigjykim por ende nuk është regjistruar në Apel.

Në këtë kuptim, i ka përfunduar afati i mbajtjes në paraburgim përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë.