Lajme

Lirohet kandidati për deputet i kapur me drogë – koalicioni e ‘flak’ jashtë

05/08/2025 16:21
nga:G B

Kandidati për deputet i Nismës “Shqipëria Bëhet” i arrestuar një ditë më parë pasi u kap me kokainë është liuruar.

Top Channel raporton se Ergys Isufi, u lirua nga ambientet e Policisë së Sarandës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, por në mungesë të një deklarate zyrtare për ndalimin e tij nuk dihet të jetë ngritur apo jo ndonjë akuzë për të.

Që nga dita e djeshme, kandidati i Adratik Lapajt në listë të hapur për zgjedhjet parlamentare, nuk do të jetë më pjesë e kësaj force, transmeton Klankosova.tv.

Lapaj, i cili është drejtues i koalicionit njoftoi për largimin e tij nga koalicioni.

Lapaj tha se kandidati i arrestuar nuk përfaqëson më koalicionin.