Janë liruar nëntë aktivistët e Partisë Socialdemokrate, të cilët u arrestuan të enjten nga Policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja për media e PSD-së, Natyra Kuçi.
“Po, jemi liruar” tha shkurt Kuçi për “Gazeta Blic”.
Aktivistët u arrestuan në manifestimin e “Ditës së Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Bëhet fjalë për Teutë Rrusten, Nol Nushin, Gëzon Kastratin, Zgjim Hysenin, Natyra Kuçin, Behar Retkocerin, Lisjan Perollin, Eliot Hashimin dhe Frashër Krasniqin.
Molliqaj kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar, kritikon ashpër Nagavcin


