Sporti

Lirim Kastrati pëson dëmtim të rëndë në gju

03/16/2026 17:44
nga:L J

Sulmuesi i Vllaznisë së Shkodrës, Lirim Kastrati ka pësuar një dëmtim serioz në gju gjatë ndeshjes ndaj KF Egnatia. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera të hënën, është konfirmuar se 27-vjeçari ka këputur ligamentin kroçiat anterior.

Lëndimi ndodhi në fund të pjesës së parë pas një kontakti me kundërshtarin, moment kur Kastrati u detyrua të largohej nga fusha mes lotësh.

Ish-lojtar i Dinamo Zagreb, pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe një periudhe të gjatë rikuperimi.

Mungesa e tij konsiderohet një goditje e madhe për stafin teknik, pasi Kastrati ishte një nga lojtarët më vendimtarë në repartin ofensiv të skuadrës.