Sporti

Liridon Leci zyrtarizohet si trajner i ri i Flamurtarit

06/23/2023 16:39
nga:Mergim Rreci

Liridon Leci është zyrtarizuar si trajner i skuadrës së Flamurtarit.

Leci ishte trajner i juniorëve tek kjo skuadër në edicionin që shkoi, përcjell GazetaBlic sport.

“Me përvojën e tij si futbollist i dalluar, me karrierë të bujshme brenda dhe jashtë vendit, Liridoni do t’i jap vlerë të shtuar klubit si shef i shtabit”, thuhet në njoftimin e klubit.