Dy ndeshje interesante do të zhvillohen sot në kuadër të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Llapi i Tahir Batatinës ‘i bën konak’ Malishevës në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, përcjell GazetaBlic Sport.
Të dy skuadrat kanë treguar forcën e tyre këtë edicion dhe pikërisht edhe sot pritet të jetë një ndeshje super e rivalizuar.
Në takimin tjetër, Liria e pret Gjilanin në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.
Ja formacionet zyrtare;
Liria: Shala; Dube, Topalaj, Zenunaj, Abazi; Likaj, Gavazaj, Stafa; Bunjaku, Petrus, Alidema;
Gjilani: Halimi; Shaqiri, Demiri, Bajrami, Ismajli; Acka, Ismaili, Heric; Bilalli, Milev, Basa;


