Lipjanasi në gjendje të dehur ka rrahur bashkëshorten dhe fëmijët e tij, shkruan Gazeta Blic.
Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Lipjan 02.07.2021 ─ 21:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare dhe fëmijëve të tij. Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.


