Lionel Messi tashmë ka krijuar një mirëkuptim të veçantë me shokun e skuadrës së Inter Miami, Robert Taylor, por ka vetëm një lojtar që e njeh atë “në përsosmëri” sipas vetë argjentinasit.
Jordi Alba është njeriu me të cilin Messi ka atë raport të pakrahasueshëm dhe ai është bërë legjenda e tretë e Barçës që i bashkohet ekipit të David Beckham në të njëjtën merkato, pra tek Inter Miami, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jordi Alba më njeh në përsosmëri”, tha ai për Catalunya Radio.
“Ai e di se kur do t’i jap një pasim pa e shikuar fare. Unë kam një lidhje të veçantë me të.”
Messi dhe Alba nuk kanë luajtur bashkë në fushë qe një kohë, por pritet ta bëjnë së shpejti.
/GazetaBlic Sport


