Lionel Messi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën mposhti në garë për këtë çmim dy francezët; Kylian Mbappen dhe Karim Benzeman, shkruan GazetaBlic Sport.
Messi mbajti një fjalim në ceremoninë e FIFA The Best ku falenderoi bashkëlojtarët e tij duke e cilësuar vitin 2022 si një ëndërr për të.
“Po i falënderojë gjithë bashkëlojtarët e mi, pa ta nuk do të kisha arritur në këtë vend. Ky vit ishte një ëndërr për mua”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


