Lajme

Liburn Aliun e akuzuan se nënshkroi marrëveshje me Kolegjin ku punon, vjen reagimi i Ministrit të Infrastrukturës

04/20/2022 16:54
nga:Genita C

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shfrytëzuar pozitën qeveritare për të lidhë marrëveshje me një kolegj privat në të cilin është i angazhuar si profesor dhe merr pagë.Kjo ka shkaktuar reagime të ndryshme në publik, ndaj ka reaguar edhe ministri, raporton GazetaBlic.

Liburn Aliu përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” u shpreh, se nënshkrimi i bashkëpunimit me UP është shtyrë për ditën e nesërme, edhe pse sot ka qenë e planifikuar.

Aliu u shpreh se një bashkëpunim i tillë, do të sjellë ide dhe energji të reja në shtetin tonë.

Në anën tjetër, ai thotë se kjo qasje nuk është selektuese e as diskriminuese por është në interes të projekteve zhvillimore.

POSTIMI I PLOTË PA NDËRHYRJE:

Të nderuar qytetarë, ju falënderoj që po shprehni shqetësimin tuaj në lidhje me raportin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me Universitetet Publike.
Për të qenë të saktë dhe transparentë, sot ka qenë e planifikuar që të nënshkruhet marrëveshja me Universitetin e Prishtinës. Përkundër vullnetit tonë, në pamundësi për të realizuar këtë sot, nënshkrimi i bashkëpunimit me UP është shtyrë për ditën e nesërme.
Bashkëpunimi me universitetet, profesorët dhe studentët, do të sjellë ide dhe energji të reja, por mbi të gjitha angazhim të profesionistëve në sektorët që koordinon Ministria jonë. Ne besojmë tek kapacitetet intelektuale e profesionale të shoqërisë dhe shtetit tonë.
Në asnjë mënyrë, qasja jonë nuk është selektuese e as diskriminuese apo favorizuese, por në perputhje me të mirën publike dhe me strategjinë e Ministrisë, në interes të projekteve zhvillimore të cilat i kemi në plan ti realizojmë.
Jemi të perkushtuar që me transparencë të plotë, të bashkëpunojmë me të gjitha universitetet dhe akademinë pa përjashtim, në mënyrë që të instalohen praktikat më të mira në këtë kontekst.

Ministri Aliu bën marrëveshje me kolegjin ku punon, reagon Gjinovci: Qeveria Kurti 2 do të shkojë drejt dështimi kolosal

Mushkolaj: Liburn Aliu lidh marrëveshje me kolegjin ku paguhet si profesor