Lexuesit e mediumit spanjoll, Marca kanë zgjedhur formacionin ideal.
Secilit prej tyre iu ofruan disa opsione për çdo pozicion dhe ata përdorën votat e tyre për të formuar një ekip që ata besojnë se do të ishte më i miri në botë. Mesfushori i Real Madridit dhe kapiteni i kombëtares kroate, Luka Modric është pjesë e atij ekipi, përcjell GazetaBlic Sport.
Mes mesfushorëve të tjerë ishin Pedri (Barcelona), Kevin De Bruyne (Manchester City), Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Rodri (Manchester City), Modrić (Real Madrid), Casemiro (Manchester United), Bruno Fernandes (Manchester United) dhe Toni Kroos (Real Madrid).
Në formacionin 4-2-4, në fund, Modric dhe De Bruyne fituan vendin e tyre në mesfushë.
Ky ishte formacioni:
Courtois – Hakimi, Militao, Araujo, Davies – Modric, De Bruyne, Messi, Haaland, Mbappe, Vinicius


