Sporti

Lewandowski paralajmëron se pensionimi i tij nuk është i largët

06/20/2023 20:03
nga:Mergim Rreci

“Dalja ime në pension? Është afër”, tha Robert Lewandowski për Canal Plus.

“Është shumë e mundur që karrierën time ta përfundoj në Barcelonë, ku unë dhe familja ime ndihemi shumë rehat”, ka shtuar sulmuesi polak.

Lewandowski do të mbushë 35 vjeç në gusht.

Sezonin e kaluar ai shënoi 33 gola dhe 8 asistime në 46 ndeshje për Barcelonën.

Barça e ka atë si sulmuesin kryesor për sezonin e ardhshëm, por klubi po punon për nënshkrimin me Vitor Roque. /G.D abcnews.al/