Sporti

Lewandowski: Nuk jam i shqetësuar për regjistrimin

08/07/2022 14:59
nga:E K

Transferimi i ri i Barcelonës, Robert Lewandowski ka folur për regjistrimin e tij në La Liga.

Ditë më parë u refuzua kërkesa e Barcës nga La Liga për të regjistruar lojtarët e transferuar për arsyen e rregullimit të bilancit financiar, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht kësaj, polaku u shpreh se nuk e shqetëson kjo çështje.

“Nuk jam i shqetësuar për regjistrimin, mendoj se gjithçka është në rrugën e duhur. Nuk kam as shqetësimin më të vogël, gjithçka do të zgjidhet deri në detaje”, tha ylli polak.

/GazetaBlic Sport/