Lajme

Lëvizja për Bashkim kundër deklaratës së ambasadorit Hill: Asociacioni s’duhet të formohet as deri në verë, as në dimër, as me kompetenca, as pa to

02/08/2023 18:51
nga:G C

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka ripërsëritur kërkesën e SHBA-ve për Asociacionin, teksa ka thënë se ai duhet të formohet deri në verë të këtij viti.Ai ka thënë se SHBA-të janë absolutisht të përkushtuara për zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit, duke përfshirë formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar me Sekretain e Përgjithshëm të Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku i cili thotë se Asociacioni nuk duhet të formohet në asnjë formë.

Përderisa thotë se nuk duhet të formohet, sipas Klinakut formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet as të shmanget në mënyrën që ka zgjedhur Kosova.

“Asociacioni nuk duhet formohet as deri në verë e as deri në dimër; asociacioni nuk duhet të formohet as me kompetenca e as pa to, por ai nuk mund të shmanget në këtë mënyrë, e në rrugën që ka zgjedhur Kosova tash e përmbi një dekadë”, tha Klinaku.

Sipas Klinakut, përplasjet me ndërkombëtarët do të vazhdojnë nëse do të ketë bisedime vetëm për privilegjet e serbëve.

Klinaku shton se duke i harruar shqiptarët e Luginës, situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë.

“Nëse vazhdojmë të bisedojmë me Serbinë vetëm për të drejtat, në realitet, për privilegjet e serbëve e i harrojmë shqiptarët e Luginës, atëherë gjithmonë do të jemi të detyruar ose të bëjmë lëshime, ose të përplasemi me ndërkombëtarë”, tha Klinaku për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill në një intervistë për K1, beson që deri në fund të viti do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se me reale është që marrëveshja dhe gjithçka të ndodhë këtë vit.

“Nuk jam i sigurt se mund të flasim as për afate, por njerëzit duhet të bëjnë diçka çdo ditë për të arritur një zgjidhje. Por unë mendoj se është realiste të propozohet që gjithçka të ndodhë këtë vit.” – ka thënë ai.

Hill shtoi se: “mendoj se ky vit është një vit domethënës dhe propozimi franko-gjerman është pozitiv dhe mund të zbatohet.”

Hill i prerë: SHBA këmbëngul që të formohet Asociacioni