Sporti

Lëvizja e pasuksesshme e Amorim, trajneri portugez negocioi me West Ham për t’i bërë presion Liverpoolit, anglezët e heqin nga lista

04/25/2024 14:38
nga:E K

Pasi u bë e qartë se Xabi Alonso do të qëndronte në krye të Bayer Leverkusen për të paktën një sezon tjetër, Ruben Amorim ishte favoriti i nxehtë për të pasuar Jurgen Klopp në Liverpool.

Megjithatë, pak ditë më parë Amorim ishte në Londër për të negociuar me West Hamin, madje skuadra londineze dërgoi një avion privat për të sjellë specialistin portugez në kryeqytetin anglez, transmeton GazetaBlic Sport.

Në atë kohë, Liverpool synonte trajnerin e Feyenoord, Arne Slott, me gjithçka që pritet të finalizohet në ditët në vijim.

Sipas Daily Mirror, Amorim ka zhvilluar bisedime me West Ham vetëm për të bërë presion mbi drejtuesit e Merseysiders. Duket se kjo lëvizje e trajnerit të Sporting Lisbonës nuk do të ketë sukses.

/GazetaBlic Sport.