Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, ka lavdëruar marrëveshjen e BE-së për të ndaluar shumicën e importeve të naftës ruse, duke thënë se blloku lëvizi së bashku në paketën e gjashtë të sanksioneve për t’ia bërë më të vështirë Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.
“Ne lëvizim aq shpejt sa mundemi të gjithë së bashku, për ta bërë më të vështirë për Rusinë financimin e kësaj lufte agresioni në Ukrainë”, tha Karins pasi 27 udhëheqësit kombëtarë nënshkruan marrëveshjen, duke kapërcyer rezistencën hungareze.


