Lajme

Leposaviq: Një burrë sulmohet nga ish-burri i gruas dhe nga djali i saj, i marrin edhe para

06/25/2023 10:15
nga:G B

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se është sulmuar nga ish-burri i gruas së tij dhe djali i saj në Soçanicë të Leposaviqit.

Viktima gjithashtu ka deklaruar se gjatë incidentit nga të dyshuarit i janë marrë para.

Tutje, në raportin policor thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekëso, teksa rasti është duke u hetuar.