Mesa duket, Lionel Messi do të qëndrojë edhe më gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ylli argjentinas është afër rinovimit të kontratës me Inter Miami, e cila do të përfundonte në fund të këtij viti.
Sipas The Athletic, kontrata e re do të zgjasë edhe një vit, pra deri në fund të vitit 2026. 37-vjeçari iu bashkua skuadrës MLS në verën e vitit 2023 dhe që atëherë ka shënuar 48 paraqitje, 42 gola dhe 21 asistime në të gjitha garat.
Në ndeshjet e fundit, ish -lojtari i Barcelonës ka bërë histori, duke u bërë lojtari me kontributet më të drejtpërdrejta në gola ndonjëherë në klub, duke ia kaluar bashkatdhetarit të tij Gonzalo Higuaín.
Një vit më vonë, SHBA, së bashku me Meksikën dhe Kanadanë , do të organizojnë Kupën e Botës 2026 , një kompeticion në të cilin Messi ende po mendon të marrë pjesë. Megjithatë, ky rinovim duket se është një shenjë se është krejt e mundur që kjo gjë të ndodhë.
/GazetaBlic Sport/


