Sporti

Leo Messi rikthehet nga lëndimi, gati për sfidën ndaj Los Angeles

02/20/2026 22:08
nga:Mergim Rreci

Pas një periudhe mungese për shkak të lëndimit, superylli argjentinas Leo Messi është gati të zbresë sërish në fushën e blertë.

Lajmi i shumëpritur konfirmon se Messi ka lënë pas problemet fizike dhe është në dispozicion të skuadrës së tij, Inter Miami CF.

Sulmuesi 8 herë fitues i “Topit të Artë” kishte pësuar një dëmtim muskulor në kofshë gjatë një ndeshjeje miqësore, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij para nisjes së sezonit të ri.

Megjithatë, pas trajtimit dhe rikuperimit intensiv, ai është rikthyer në stërvitje me grupin dhe pritet të jetë pjesë e formacionit në sfidën ndaj Los Angeles.

Inter Miami do të përballet me Los Angeles FC në kuadër të kampionatit amerikan, Major League Soccer, në një duel që pritet me interes të madh nga tifozët.

/GazetaBlic Sport/