Sporti

Lëndohet Robert Lewandowski, mungon ndaj Real Madridit në Copa Del Rey

02/27/2023 12:50
nga:L J

Lajm i keq për Barcelonën.

Robert Lewandowski pësoi një problem me gjurin e tij të majtë gjatë ndeshjes së djeshme kundër Almeria dhe do të humbasë ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Copa del Rey, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi do të jetë jashtë për rreth dy javë dhe nuk do të jetë në Clasico kundër Real Madrid, por do të jetë atje për ndeshjen e ligës së planifikuar për 19 Mars.

Ndeshja e Copa Del Rey mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet të enjten.

/GazetaBlic Sport