Sporti

Lëndohet Lukaku, mund të mungojë ndaj Milanit

08/28/2022 13:32
nga:L J

Skuadra e Interit ka marrë një lajm aspak të mirë pas humbjes nga Lazios.

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka pësuar një dëmtim dhe mund të jetë jashtë fushave për disa ditë, përcjell GazetaBlic Sport.

Lukaku do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në udhëtim ndaj Cremoneses, teksa do të jetë në dyshim për derbin e madh ndaj Milanit të shtunën e ardhshme.

Derbi luhet të shtunën nga ora 18:30.

/GazetaBlic Sport/