Lajme

Lëndohet Chukwueze, pritet t’i mungojë Milanit për një muaj

10/18/2023 19:59
nga:L J

Lajm i keq për Stefano Piolin, pasi anësori Samuel Chukwueze u rikthye në Milano me një dëmtim në kofshën e majtë, një problem fizik që e pësoi teksa përfaqësonte kombëtaren e Nigerisë, ku drejtohet nga Jose Peseiro.

Me të mbërritur në Itali, Chukwueze iu nënshtrua ekzaminimeve më të detajuara dhe sipas shtypit italian, ai do të mungojë për një muaj, ndërsa një rikthim pritet në mes të nëntorit, pas pushimit ndërkombëtar, shkruan GazetaBlic Sport

I nënshkruar nga Villarreali në merkaton e fundit për 20 milionë euro, Chukwueze do të mungojë në ndeshjet e Milanit me Juventus, PSG, Napoli, Udinese dhe Lecce. Këtë sezon, nigeriani ka luajtur 290 minuta për kuqezinjtë.

/GazetaBlic Sport