Sporti

Lëndohet Amir Rrahmani

09/23/2021 19:45
nga:Lorik J

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është lënduar në takimin ndaj Sampdorias.

Rrahmani e nisi ndeshjen e sotme të Serie A si startues, por u zëvendësua pas 48 minutave lojë, shkaku i një dëmtimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Rrahmani ishte duke kaluar formë të lartë dhe fitoi vendin e titullarit, pasi edhe shënoi gol në ndeshjen e kaluar ndaj Udineses.

Në vendin e tij u inkuadrua mbrojtësi grek, Manolas.

/GazetaBlic Sport