Lajme

Lekaj për vizitën e kreut të AAK-së në SHBA: Haradinaj është më i matur se Kurti

01/24/2023 23:18
nga:G C

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se lideri i kësaj partie do të udhëtojë me 29 janar në SHBA bazuar në një ftesës zyrtare që e ka marrë.

Lekaj në “Prime Time”, ka thënë se Haradinaj atje do të bisedoj edhe për Asociacionin dhe Dialogun.

“Haradinaj do të udhëtojë me 28 të këtij muaji do të qëndroj disa ditë atje, do të jetë edhe për lutje të mëngjesit, por që ka edhe takime me nivele të ndryshme të SHBA-së. Do të shkojë me ftesë zyrtare, do të ketë takime të niveleve të ndryshme, ende nuk kemi saktë agjendën e Haradinajt që në ditët në vijim do të publikohet. Do të bisedohet gjithçka (v.j Asociacioni, dialogu), por ne i dimë qëndrimet e tij edhe sa i përket dialogut, integritetit e asociacionit.”, ka thënë Lekaj.

Lekaj ka thënë se ajo që e karakterizon Haradinajn është se merrr veprime të matura, “jo si kryeministri të pamatura”.