Liverpooli ka bërë një ofertë prej rreth 100 milionë eurosh për talentin 19-vjeçar të RB Leipzig, Yan Diomande, por klubi gjerman e ka refuzuar menjëherë.
Sipas raportimeve, Leipzig kërkon mbi 120 milionë euro për kartonin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë dhe synon ta mbajë atë edhe sezonin e ardhshëm.
Klubi gjerman po punon gjithashtu për t’i përmirësuar kontratën me një rritje page.
Përveç Liverpoolit, interesim për Diomanden kanë shfaqur edhe PSG dhe disa klube të tjera të mëdha evropiane.
/GazetaBlic Sport/


