Sporti

Legjenda e Liverpool: FSG duhet të financojë blerjen e Haaland që të qetësojë fansat

04/26/2021 23:39
nga:L J

Legjenda e Liverpoolit, John Albridge ka thënë se Liverpooli ka nevojë për një sulmues të ri.

Ai ka deklaruar se Firmino nuk është më produktiv si dikur, dhe duhet të zëvendësohet në formacionin bazë të Liverpool, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë kam thënë më parë që Firmino nuk po prodhon më gola për të justifikuar vendin e tij në formacionin startues“, ka deklaruar Albridge.

“Erling Haaland i Borussia Dortmund do të ishte lojtari që do të nënshkruaja me të, por ne nuk e dimë nëse Liverpool është në gjendje të paguajë për atë, përderisa nuk shesin një nga yjet e tyre si Salah“, vazhdoi ai.

“Ndoshta shqetësimi i shkaktuar nga vendimi i Liverpoolit për të marrë pjesë në Superligën Evropiane do t’i frymëzojë pronarët të shpenzojnë pak para këtë verë për t’i dhënë frymë të re kësaj skuadre, sepse kjo është ajo që duhet”, përfundoi John Albridge.

/GazetaBlic Sport/