Sporti

Leeds fiton me rezultat të thellë ndaj Chelseat, paraqitje skandaloze nga Mendy dhe Koulibaly!

08/21/2022 16:52
nga:L J

Skuadra e Chelseat ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion.

Leeds ka fituar ndaj Chelseat me rezultatin e thellë 3:0, për të marrë tre pikë të arta në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Leeds kaloi në avantazh me golin e Aaronson, i cili realizoi pas 33 minutave lojë – pas gabimit të portierit të Chelseat, Edouardo Mendy.

Katër minuta më vonë, Rodrigo shënoi golin e dytë, për ta dërguar ekipin e tij në pushim me dy gola avantazh.

Në pjesën e dytë kur u prit këndellja e Chelseat, shënoi sërish Leeds. Ekipi vendas realizoi me Harrison pas 69 minutave.

Pak para fundit, Koulibaly u ndëshkua me karton të kuq.

Chelsea në vendin e 12’të me 4 pikë, kurse Leeds në vendin e tretë me 7 pikë.

/GazetaBlic Sport