Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, i është drejtuar protestuesve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me thirrjen për t’iu bashkuar protestës.
Vula u është drejtuar protestuesve dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.
Gjatë fjalës së tij, Vula ka elektrizuar turmën, ndërsa protestuesit kanë brohoritur njëzëri: “Jo në emrin tim!”
Në protestë janë parë edhe figura të njohura publike, përfaqësues politikë dhe qytetarë të moshave të ndryshme.
Atmosfera në shesh është shoqëruar me brohoritje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa protestuesit kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.


