Sporti

LeBron James lë të kuptohet se do të pensionohet nga basketbolli

05/23/2023 13:05
nga:Lorik J

Superylli i Los Angeles Lakers, LeBron James mund të ketë luajtur tashmë ndeshjen e fundit të karrierës së tij në NBA.

Gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes pasi Denver Nuggets eliminuan skuadrën e tij, ‘Mbreti’ la të kuptohet se ndoshta do të tërhiqej nga basketbolli.

James, 38 vjeç, sapo përfundoi sezonin e tij të 20-të në NBA si koshashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe në pragun e një finaleje tjetër, por ai mundi të bëjë vetëm kaq shumë.

“Nuk është kënaqësi të mos arrish në finale”, ka thënë fillimisht James.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë rrugës. Nuk e di. Kam shumë për të menduar, të jem i sinqertë”.

“Vetëm me mua, personalisht duke ecur përpara me lojën e basketbollit, kam shumë për të menduar”, përfundoi ylli amerikan.

Carmelo Anthony, nga i njëjti vit drafti me James, njoftoi tërheqjen e tij më herët gjatë ditës, duke e lënë LeBronin si të vetmin që ka mbetur nga ai vit.