Sporti

Leao: James është lojtari më i vështirë me të cilin jam përballur

10/07/2022 19:23
nga:E K

Rafael Leao ka folur në lidhje me lojtarin më të vështirë me të cilin është përballur.

Milani kanë qenë mysafirë të Chelsea, në kuadër të ndeshjes së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në atë takim janë vënë re duelet në mes Leaos dhe Reece James.

E, lidhur me këtë ka komentuar edhe vetë ylli i ‘Rossonerëve’ duke thënë se anglezi është lojtari më i vështirë ndaj të cilit është përballur.

“Ai djalosh (Reece James) me të vërtet është lojtari më i vështirë ndaj të cilit jam përballur”, tha Leao për ‘Somtosport’.

Kujtojmë se ndeshja Chelsea – Milan përfundoi 3:0 në favor të anglezëve.