Sporti

Leao: “I lumtur me barazimin? Absolutisht jo, ne krijuam shumë – tani shkojmë në Paris për të fituar”

10/04/2023 23:21
nga:L J

Rafael Leao, numri 10 i kuqezinjve, u shpreh i pakënaqur me barazimin 0-0 në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund.

Megjithatë, Leao paralajmëron se ata do luajnë për fitoren ndaj PSG’së në dy takimet e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.

“A jemi të kënaqur me barazimin? Absolutisht jo. Edhe ndaj Newcastle ne kontrolluam ndeshjen, krijuam raste, por nuk shënuam: barazuam. Sot kontrolluam dhe krijuam shumë mundësi, në këtë mjedis këtu… Për atë që bëmë ne duhet të kishim dalë me tre pikët. Në Champions League kur nuk shënon gola të tjerët arrijnë atje. Ne bëmë një punë të mirë në këtë stadium. Këtu jam i lumtur për ekipin, por i zhgënjyer me rezultatin përfundimtar.”

Çfarë mungonte?

“Kishte mungesë efektiviteti, ne gabuam. Duhet të jemi më agresivë para portës”.

Ndaj Parisit?

“Ne e dimë se është një grup skuadrash shumë të forta, por ne do të shkojmë në Paris për të fituar. Ne i respektojmë kundërshtarët tanë, ata kanë lojtarë të mëdhenj, por objektivi ynë është të kalojmë”, tha Leao për Prime pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport