Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar sulmet dhe linçimet ndaj gazetarëve dhe mediave duhet të ndalen.
Në njoftimin e lëshuar ky subjekt ka përmendur edhe raportin e publikuar nga Human Rights Watch për vitin 2022 për mediat në Kosovë.
“Rritja e sulmeve ndaj gazetarëve në vitin e fundit është rritur edhe për shkak të incidenteve në veri të vendit. Mirëpo, një numër i madh i sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimit të gazetarëve dhe mediave në Kosovë në vitin 2022 është bërë nga zyrtarë të pushtetit”.
“Trendi në rritje i sulmeve vit pas viti dëshmohet nga të dhënat e përditshme të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, dhe rikonfirmohet nga raporti i publikuar nga Human Rights Watch për vitin 2022. Këto sulme dhe linçime duhet të ndalen!”, thuhet në LDK.


