Lajme

LDK: Nuk do t’i lirojmë zyret në Kuvendin Komunal të Prizrenit

04/08/2021 00:33
nga:Gazeta Blic

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Afërdita Morina, ka thënë se Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës në këtë qytet, ka lëshuar një vendim që anëtarët e këtij subjekti duhet t’i lirojnë zyret që i kanë në objektin e Kuvendit Komunal.

“Ka 20 vjet që jemi në ato zyre, objekti është pronë e Kuvendit Komunal të Prizrenit dhe sot kemi marrë një vendim nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, në të cilin thuhet se deri më 15 prill më së largu detyrohemi t’i lirojmë zyret. Nëse nuk i lirojmë, në një pikë të atij vendimi thuhet se me dhunë mund të largohemi nga zyret tona”.

“Ne nuk do t’i lirojmë zyret, ato janë pronë e Kuvendit Komunal. Në kohën kur LDK-ja ishte në krye të Komunës, asambleja kishte votuar për një vendim që subjektet që marrin besimin e qytetarëve duhet t’u mundësohet të kenë zyre pa pagesë në objektin e Kuvendit Komunal. Ky vendim sa dimë ne deri tani nuk është shfuqizuar asnjëherë. Ne nuk kemi as ku ta dërgojmë inventarin që e kemi në zyre”.

“Haskuka nuk duhet të keqpërdor detyrën që të nxjerr vendime të tilla për rivalët e tij politik. Me sa kam parë edhe kryetari i degës së PDK-së në Prizren ka thënë se edhe atyre iu është kërkuar që t’i lirojnë zyret”, ka thënë Morina në Edicionin Special.

Reshitaj mohon se VV i kërkoi votë për Presidentin: Ishte vendim i imi, bazuar në parim human e profesional

 

04/17/2021 00:09

Shaqir Totaj: Tre të arrestuarit për mashtrim janë të afërt me qeverisjen lokale në Prizren (VIDEO)