Lajme

LDK mban konventën e partisë më 29 dhe 30 prill

04/22/2022 13:42
nga:N M

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur këtë të premte mbledhjen e Kryesisë, me ç’rast është marrë vendim që të thirret konventa programore 29-30 prill

“Është marrë vendim të thirret konventa programore 29-30 prill ku do të ftohen të gjithë anëtarët e LDK-së, kryetaret, asamblistët, kryetarët e degëve forumet rinore e forumi gruas në një punim dy ditorë”, tha Abdixhiku.

“Do të kemi panele diskutuese në tema të rëndësishme të Kosovës në 29 prill. Pas konventës do të nisim konsultimet e brendshme me qytetarët me grupet e interesit, me mësues, mjekë për të marrë brengat e mendimet e tyre për çështje jetike për ta. Kemi formuar 28 grupe tematike për çdo temë me rëndësi”, tha ai.

KEK-u kontrakton 15 milionë euro tender të negociuar për “bojlerat” e Albin Kurtit