Të hënën Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur konferencë për media për fillimin e vitit të ri shkollor, raporton Gazeta Blic.
Deputetja e kësaj partie Jehona Lushaku tha se ky fillim vit po i gjen shkollat e të përgatitur, Veç kësaj ajo tha se nuk ka ndonjë reformë qe ka rritë cilësinë ë arsimit nga ana e qeverisë.
Ajo kritikon këtë metodë që është futur nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, blerjen e librave nga vetë prindërit.
Ndër të tjera ajo tha se shumë komuna në Kosovë nuk kanë që librari dhe kësisoj është me e vështirë sigurimi u librave Me këtë dëshmohet se ministria e arsimit vetëm fëmijëve dhe prindërve nuk po i ndihmon MASHT-i të kërkojë llogari nga deputetja që po e ushtron detyrën e ministres.
MASHT-i të kërkojë llogari nga deputetja që po e ushtron detyrën e ministres, për këto vonesa e parregullsi.
Lushaku tha se mësimi tërëditor ka qenë cilësorë në komunën e Prishtinës.
“Për fat të keq ky vit shkollor nuk na gjen të përgatitur për vitin shkollor. Nuk gjen reformë përmbajtësore që ka ngritur cilësinë në arsim. Kjo ka ndodhur përgjatë katër viteve të kaluara. Ne i kemi fëmijët që shkojnë me kushte të papërshtatshme, me kushte minimaliste. Sot me 1 shtator edhe mësimdhënësit i gjen në një pozitë të papërshtatshme, pa përkrahje të duhur nga MASHT. I gjen pa paga dinjitoze dhe me kushte të vështirësuara pune, pa mjete digjitale, nuk kanë kurrikulë digjitale. Fatkeqësisht ky prindërit i gjen me vështirësi të jashtëzakonshme në sigurimin e teksteve shkollore. Nga se Ministria e Arsimit në pamundësi të përmbushjes së obligimeve ligjore që i ka për sigurimin e teksteve shkollore, ia ka kaluar këtë përgjegjësi prindërve. Prindërit sot me 1 shtator shumica prej tyre nuk i kanë marrë subvencionet e planifikuara për shkak të vonesave dhe vështirësive të sigurimit të librave në librari dhe shtëpi botuese. Vështirësitë e prindërve janë edhe kostoja e librave, kostoja e librave sot është shumë më e lartë se në rast se MASHT do t’i siguronte librat vetë”, tha ajo.
“E kemi kritikuar sepse besojmë që kjo kosto e teksteve shkollore është më e larta se sa në rast se ministria do t’i siguronte vetë librat. Shumë komuna në Kosovë nuk kanë as librari, shumë komuna ju vendosin edhe çmime të ndryshme të librave. Kam siguruar çmimet, për klasat 1-5 MASHT i subvencionon prindërit me 80 euro, mesatarja e librave bazë është minimalisht 120 euro deri 130 euro. Ndërsa për klasat e 6-9 MASHT i subvencionon prindërit 80 euro për fletore pune dhe të tjera, por që të gjitha materialet janë 130-140 euro”, tha Lushaku-Sadriu.
/Gazeta Blic/
Viti i ri shkollor fillon, ende nuk janë subvencionuar krejt pagesat për libra


