Lajme

LDK ende s’ka vendosur: Në ora 13:00 mblidhet Grupi Parlamentar, aty vendoset për seancën e jashtëzakonshme

01/15/2022 10:29
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti, për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Është Grupi Parlamentar që do të vendos nëse do të marrin në seancën e Kuvendit e cila do të filloj nga ora 14:00.

”Grupi Parlamentar i LDK-së ka mbledhje nga ora 13:00, dhe aty vendoset për pjesëmarrje apo jo në seancën e thirrur nga kryeministri Kurti”, i tha Gazetës Blic një zyrtar i lartë i LDK-së.

Për dallim nga LDK, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që mos të marrë fare pjesë në këtë seancë.

E në anën tjetër, AAK e ka konfirmuar zyrtarisht se do të marrë pjesë në seancën e jshtëzakonshme.

Ambasadorët e QUNIT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të kejoj mbajtjen e refrendumit të Serbisë në Kosovë, por që u kundërshtua fuqishëm.

Treshes drejtuese të vendit, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti e kryekuvendarit Glauk Konjufca nuk ua ka ndërruar mendjen as takimi i mbajtur dje me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Gazeta Blic ka raportuar për mënyrën se si u zhvillua takimi brenda Presidencës.

Detajet ekskluzive i gjeni në linkun në vijim:

Detaje ekskluzive brenda takimit Osmani- Kurti- Konjufca me QUINT-in: Si ndodhi “përplasja” për referendumin e Serbisë?!