Lajme

LDK do të mbajë konferencë për media në orën 22:00

10/12/2025 21:49
nga:Mergim Rreci

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar një konferencë për media nga ora 22:00.

Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të LDK-së.

LDK po prin në Prishtinë me kryetarin aktual Përparim Rama.

Mbështetësit e partisë veçse kanë festuar këtë rezultat pranë selisë qendrore në Prishtinë.