Lajme

LDK barazon PDK’në në renditjen e përgjithshme të komunave të fituara në Zgjedhjet Lokale

11/16/2021 20:08
nga:M K

Lista Serbe 10, PDK e LDK nga 8, AAK 5 e VV 4.

Kjo është renditja përfundimtare e partive, respektivisht komunave të fituara nga to, përcjell GazetaBlic.

Përderisa një ditë më parë, PDK printe nga komunat shqiptare, sot, nga votat me postë, LDK fitoi edhe komunën e tetë, pra Dragashin.

Përmbysje tek votat me postë – LDK ia “merr” PDK-së komunën e Dragashit

Në anën tjetër, partia më e vjetër në vend edhe pas numërimit të votave të diasporës konfirmoi triumfin në Junik, me çka la AAK-në në kuotën e 5 komunave, dy sosh më pak se që kishte katër vite më parë, por jo deri në fund, kur kreu i Obiliqit, Xhafer Gashi “u divorcua” me partinë e Haradinajt.

Më poshtë edhe numri përfundimtar që fitoi secila parti.

/GazetaBlic/