Lazio dhe Sassuolo i kanë vënë sytë te sulmuesi shqiptar, Nedim Bajrami, i cili ka qenë një nga yjet e deritanishëm të sezonit në ekipin e Empolit.
Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat, përfshirë golat kundër Milanit para Krishtlindjeve dhe Lazios xhiron e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç raportohet nga “Calciomercato.com“, të dy skuadrat Lazio dhe Sassuolo janë të interesuara për të blerë 22-vjeçarin Bajrami në merkaton e ardhshme të verës.
Bajrami është një mesfushor sulmues i shpejtë dhe kreativ, i rëndësishëm në lojën sulmuese të Empolit. Këtë sezon ai ka mesatarisht 4.99 raste të krijuara për 90 minuta, i shtati më i mirë në ligë duke lënë pas yje si, Lorenzo Insigne, Nicolo Barella dhe Federico Chiesa.
/GazetaBlic Sport/


