Sporti

Lautaro Martinez lëndohet, mungon ndaj Egnatias

08/09/2023 14:36
nga:Lorik J

Lautaro Martinez nuk do të jetë i gatshëm për Interin në dy ndeshjet miqësore që zikaltërit do të luajnë para fillimit të kampionatit. Nënkampionët e Europës luajnë sot një miqësore me Salzburgun dhe sulmuesi argjentinas është lënë pushim nga stafi teknik.

Shkak për këtë është bërë një problem muskulor i sulmuesit dhe për të mos e rrezikuar më shumë, është vendosur që të mos aktivizohet në ndeshje. Gjithashtu, Lautaro do të mungojë edhe në ndeshjen e fundit të Interit në përgatitore, atë të së shtunës ndaj Egnatias.

Në ndeshjen e planifikuar të luhet në Ferrara, Inzagi duhet të bëjë pa sulmuesin dhe do të ketë të gatshëm Turam, Korrean e Espositon. Ndërkohë, një tjetër mungesë është ajo e Acerbit, i cili rrezikon edhe javën e parë të kampionatit.