Sporti

Larne reagon pas skandalit me flamurin ‘Kosova është Serbi’: Nuk ishte tifozi ynë, politika nuk ka vend në futboll

07/22/2026 16:33
nga:L J

Klubi i Larne FC ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës, ku në tribunë u shfaq një flamur me përmbajtje skandaloze, ku shkruhej ‘Kosova është Serbi’.

Në deklaratën e klubit thuhet se, sapo flamuri u vu re gjatë pjesës së parë, stafi i sigurisë së stadiumit ndërhyri menjëherë dhe e largoi atë.

Klubi sqaroi gjithashtu se personi që vendosi flamurin nuk është tifoz i Larne FC, por një individ që po e ndiqte ndeshjen si spektator neutral në sektorin vendas.

Në fund të reagimit, Larne përsëriti qëndrimin e qartë:

“Simbolet dhe shfaqjet politike nuk kanë vend në futboll”.

/GazetaBlic Sport