Sporti

Armando Broja asiston tek goli i fitores së Southampton

02/05/2022 18:56
nga:Mergim Rreci

Edhe pse nuk luajti nga minuta e parë, Armando Broja ishte sërish protagonist për Southamptonin.

Në minutën e 64’, ai u fut në lojë për të ndihmuar ekipin e tij, që ndodhej në barazim 1-1.

Sapo u fut, ai u kthye në rrezik për mbrojtjen kundërshtare, me dy raste të krijuara, por që për fat të keq nuk përfunduan në rrjetë.

Gjithsesi ai arriti të bëhej protagonist i një goli, ku asistoi shokun e të tij të skuadrës për të fituar sfidën.