Sporti

Largimi nga Manchester United, Tottenham ishte interesuar për transferimin e Ronaldos

03/31/2023 22:20
nga:Mergim Rreci

Antonio Conte kishte menduar të transferonte Cristiano Ronaldon te Tottenham Hotspur vitin e kaluar, sipas raportimeve, pasi Fabio Paratici ishte çelësi i transferimit të tij në Juventus.

Sipas The Daily Mail, Conte dhe kryetari Daniel Levy kishin diskutuar mundësinë e transferimit për CR7 në 2022, kur raporti i sulmuesit me menaxherin e ri të Manchester United, Erik ten Hag ishte përkeqësuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ishte i interesuar për t’u bashkuar me një skuadër të Champions League dhe Spurs ishin në fazën e grupeve.

Duke marrë parasysh se ishte Paratici ai që ndihmoi Ronaldon të kalonte nga Real Madrid te Juventus në 2018, drejtori i Tottenham do të kishte qenë në një ndërmjetësues ideal për të krijuar kontakte.

Sidoqoftë, në fund të fundit, Conte dhe Levy vendosën se nuk ishte në interesin më të mirë të Spurs që të kishin Ronaldon në ekipin e tyre.

/GazetaBlic Sport/