Sporti

Largimi nga Juventus, kjo pritet të jetë skuadra e re e Bonuccit

08/22/2023 12:39
nga:Mergim Rreci

Leonardo Bonucci pritet që së shpejti të bëhet me skuadër të re.

Mbrojtësi italian pritet të transferohet te Union Berlin, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas Fabrizio Romano, ai është shumë afër firmës me klubin gjerman. Vendimi tani i takon lojtarit, klubi është absolutisht në favor të nënshkrimit të tij dhe përgjigja duhet të arrijë këtë javë.

Në itali, për Bonucci kishte pasur interes konkret nga Lazio, i cili në fakt nuk gjeti gjuhën e përbashkët me klubin kryeqytetas. Epoka e tij me Juventusin është pranë përfundimit, pas 502 ndeshjes dhe 35 golave me fanellën bardhezi.