Sporti

Largimi nga Drenica, disa skuadra të interesuara për shërbimet e portierit shqiptar, Arlis Shala

06/08/2023 16:02
nga:Mergim Rreci

Portieri shqiptar, Arlis Shala është larguar nga Drenica dhe palët nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

Shala ishte pjesë e skuadrës nga Skenderaj, por që më rënien nga Superliga, portieri shqiptar ka vendosur që të largohet. I ftuar në dy raste edhe tek kombëtarja e Shqipërisë, Shala është gati për një eksperiencë të re.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se ka 2 skuadra nga Shqipëria të interesuara për shërbimet e tij, por që ende nuk ka ndonjë marrëveshje përfundimtare me ndonjërën prej tyre.

Të njëjtat burime raportojnë se interesi i portierit është kalimi tek një ligë tjetër evropiane, qoftë në Turqi apo në Rumani, atje ku agjenti i tij po punon fuqishëm në këtë drejtim, megjithatë, nuk përjashtohen as ofertat e pranueshme nga Kosova, me Shalën që e njeh shumë mirë Superligën.

Do të mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij, me ‘GazetaBlic Sport’ që do të ju njoftojë në kohë reale.

/GazetaBlic Sport/