Sporti

Largimi i Skriniar, këto janë tre alternativat për zëvendësimin e tij nga Inter

01/24/2023 08:50
nga:Mergim Rreci

Milan Skriniar ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me Interin dhe të largohet nga Milano, teksa ajo që mbetet ende e paqartë është koha kur do të lërë zikaltrit.

Kontrata aktuale skadon në qershor dhe mbrojtësi sllovak ka rënë dakord me PSG-në për t’u transferuar në “Parkun e Princave”, ku do të përfitojë një pagë prej 9 milionë eurosh në sezon dhe një bonus të majmë për firmën.

Megjithatë në Francë dëshirojnë ta marrin menjëherë Skriniar dhe do të provojnë të joshin Interin me një shifër simbolike prej 10-15 milionë eurosh, ndaj drejtuesit zikaltër kanë ndjerë rrezikun që mund ta humbin që këtë javë mbrojtësin sllovak.

Pikërisht për këtë arsye, Marotta e Ausilio po lëvizin në merkato, për të studiuar mundësitë e zëvendësimit të kapitenit aktual zikaltër, teksa për momentin tre janë emrat e piketuar nga dy drejtuesit milanezë.