Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka mbajtur konferencë për shtyp pas protestës së tifozëve në lidhje me prezencën e madhe të mysafirëve për ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt.
Laporta ka përsëritur se “klubi nuk ishte fajtor, por ishte përgjegjës. Ne nuk u kemi shitur bileta gjermanëve”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Drejtuesi tregoi se “mbajtësit e biletave të sezonit të Barçës i lanë biletat e tyre për tifozët gjermanë”. Megjithatë, ai nuk mund të specifikonte se sa vende përfunduan në duart e tifozëve të Eintracht. “Është e trishtueshme, është e trishtueshme që shkon te skuadra rivale. Do të analizohet”, tha Laporta.



